Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vazhduar takimet me të rinjë.
Ai këtë herë ishte në Ferizaj, i cili tha se kanë biseduar për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e vendit.
Postimi i plotë:
Edhe një takim i mrekullueshëm me të rinj, por kësaj radhe nga regjioni i Ferizajt. Nën hijen e pemëve të këtij plantacioni për të cilin kujdesen vetë disa prej tyre, biseduam për shumë mundësi të reja që synojmë t’i krijojmë për të rinjtë e përgatitur për tregun e punës. Pjesë e takimit ishin kryesisht të rinj që merren me bujqësi e blegtori, të cilët e punojnë vazhdimisht tokën bujqësore.
Jemi të bekuar me të reja e të rinj të talentuar, të cilët janë plot me energji për të punuar dhe për t’u përfshirë në vendimmarrje, që së bashku ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar.
#tikiza