5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hamza me Rohden në palestrën “Minatori”: Me mikun tim jemi bërë tifozë të rregullt të ndeshjeve mes Trepçës dhe Yllit

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë Jorn Rohde, kanë zgjedhur që këtë mbrëmje ta kalojnë në palestrën “Minatori” për të parë finalen mes Trepçës dhe Yllit.

Hamza me anë të  një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Rohde është bërë tifoz i rregullt i këtyre ndeshjeve.

“Me mikun tim, ambasadorin Jörn Rohde, jemi bërë tifozë të rregullt të ndeshjeve mes Trepçës dhe Yllit. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm”, shkroi Hamza.

“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani”.

“Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës. Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”.

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit