2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hamza: Me mua kryeministër, Ligji për tatimin në pronë do të ndryshojë

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se Ligji për Tatimin në Pronë do të ndryshojë.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se Kosova është duke u përballur me emigrim të jashtëm, por edhe të brendshëm.

“Buxheti duhet me u rrit si rezultat i aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i rritjes së ngarkueshmërisë me taksa, por si rezultat i rritjes të aktivitetit ekonomik. Kur bizneset rriten, zhvillohen, ato fitojnë më shumë për veti, por paguajmë më shumë taksa. Edhe të gjithë këto reforma që pritet të ndodhin dhe janë të planifikuara për përmirësimin e ambientit të biznesit, nuk e kanë për qëllim veç biznesmenët, veç pronarët, i kanë qëllim të punësuarit përmes përmirësimit të kushteve të ndërmarrjeve që ata të paguajnë më shumë, të bëjnë paga më të mira, për shkak se nëse ne nuk e ndërrojmë gjendjen ekonomike, ne jemi duke u përballur me një fenomen shumë të rrezikshëm demografik, që është emigrimi i njerëzve dhe të dhënat e fundit preliminare prej regjistrimit të popullsisë, mu ki kanë ngritur tri shqetësime. E para, ne si popullsi jemi tkurr, jemi zvogëluar. E dyta, nëse e shikojmë si strukturë në moshë, mesatarja e moshës është rritur për 4-5 vjet dhe kjo tregon që po emigron. Jemi zvogëluar dhe po emigron mosha më produktive për punë, pra gjeneratat e reja edhe u rritë mosha mesatare e popullsisë. Dhe e treta, përveç emigrimit të jashtëm, kemi edhe emigrimin e brendshëm dhe e shohim që qytetet që janë rrit është Prishtina me disa qytete përreth, ndërsa zona të tëra janë duke u zbrazur dhe kjo është edhe si rezultat i mungesës së zhvillimit të balancuar rajonal. Prandaj këto janë masa të cilat ndikojnë në krijimin e ambientit më të përshtatshëm për biznes”, tha Hamza.

Ai ka thënë se Ligjin për Tatimin në Pronë do ta ndryshojë sapo të bëhet kryeministër.

“Çështja e tatimit në pronë është ligj që duhet të ndërrohet. Unë po e vërej se ka tentativa për me e prolongu hyrjen në fuqi për një vit. Nuk është zgjidhje kjo. Nëse nuk ndodh në 2025, do të ndodh në 2026 pagesa, s’po ndodh në 2025 se mundem me pas efekt elektoral negativ, por po ndodh në 2026. Kjo është barrë e madhe për qytetarët dhe bizneset. Me mu si kryeministër, ky ligj duhet më u ndryshu. Nuk do të jetë barra për bizneset, për qytetarët, ngarkesë e papërballueshme”, tha Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit