3.3 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Hamza: Likoshani dhe Çirezi mbeten plagë të hapura, drejtësia për viktimat ende mungon

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.

Ai ka bërë me dije se këto fshatra mbeten plagë të hapura, meqenëse drejtësia për viktimat ende mungon.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre.

“Likoshani dhe Çirezi mbeten plagë të hapura, sepse drejtësia për viktimat ende mungon. Më 28 shkurt 1998, forcat e regjimit serb ekzekutuan në këto fshatra civilë të pafajshëm, duke menduar se do ta thyenin shpirtin e rezistencës në Drenicë. Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre. Dhe, po ashtu, amanet i tyre është që kurrë të mos heshtim përballë padrejtësive. Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme

Të fundit