4.5 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Hamza: Legjislatura e re nis në një moment vendimtar për Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se legjislatura e re fillon në një moment vendimtar për vendin.

Ai ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por një obligim shtetëror dhe kombëtar.

Hamza ka njoftuar se në seancën e parë do të procedohet për votim Rezoluta e hartuar nga ekspertë të pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare.

“Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar. Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare. Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit