9.3 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Hamza: Kurtit i bëra ofertë për një president të propozuar nga PDK-ja

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se në takimin që sot kishte me kryeministrin Kurti, ka propozuar, siç e ka quajtur ai “një mundësi të fundit dhe konkrete për të shmangur zgjedhjet”. Hamza tha se Kurtit i ka bërë ofertë për një president të propozuar nga PDK-ja.

“Ne pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk kemi përjashtua mundësinë e një marrëveshje gjitthpërfshirëse nëse do ti shërbente shmangies së zgjedhjes së reja dhe stabilitetit në vend.

Unë kam pranuar takim me Kurtin me bindjen se ekzistonte vullnet për një emër unifikues, për një anëtar të familjes Jashari, Pas vendmit që ata të mos jenë pjesë e këtij procesi, e vlerësoj këtë vendim. Sot në takimin e dytë me Kurtin, si PDK ofruan edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet. Kërkuam që të zgjedhjet presidenti i propozuar nga PDK për tejkalimin e ngërçit. Me këtë ofertë, Kryesia e PDK-së vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është përmbushur”, tha Hamza.

Të ngjashme

Të fundit