-10 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Hamza kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën: Sakrifica e tyre është themeli i shtetit të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Në një postim publik, Hamza ka theksuar se rënia e tyre i dha drejtim lirisë së Kosovës dhe mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re.

“Komandanti Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit dhe i vendosmërisë në një kohë kur liria dukej e largët dhe e pamundur,” ka shkruar Hamza, duke nënvizuar rolin udhëheqës dhe frymëzues të tij në rrugën e rezistencës dhe çlirimit.

Sipas kryetarit të PDK-së, sakrifica e këtyre heronjve, ashtu si ajo e çdo dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelin mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës dhe shërben si kujtesë e përhershme e sakrificës shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Hamza e ka përmbyllur mesazhin e tij me nderim të thellë për dëshmorët, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, ka përfunduar ai.

https://www.facebook.com/share/p/189ScL6Jzg/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit