23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Hamza kritikon Kurtin: Tallje e ulët të thuhet se ka vota për Qeveri, por jo për kryetar Kuvendi

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se është shumë e ulët tallja nga ana e Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se i ka votat për qeveri.
Ai ka thënë se, nëse Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet ndihma dhe vota e PDK-së:

“Po, nëse nuk i duhet ndihma dhe vota jonë, fare mos të na pyesin. Nëse i duhen numrat edhe përkrahja prej Partisë Demokratike, ne nuk po kufizohemi në një, dy apo tre – nuk po japim emra, sepse është në të drejtën e tyre – por prej 40 vetave nuk po e gjejnë një me propozu…”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Hamza është pyetur nga moderatori Ermal Panduri nëse PDK-ja do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit. Ai është përgjigjur se, siç po shihet, nuk kanë marrëveshje:

“Ne po themi për kandidatin e propozuar prej Vetëvendosjes, e që mund të jetë ai që e propozon partia e cila ka fituar më së shumti për ulëse.”

Ai ka thënë se PDK-ja që nga fillimi ka qenë konsistente:

“Për mua është e pëlqyeshme, e dëshirueshme, koalicioni me partitë që kanë qenë në opozitë, dhe në këtë drejtim kemi qenë të gatshëm, jemi të gatshëm, jemi ulur për të biseduar. Jemi partia e vetme që kemi biseduar me të gjitha partitë politike…”, ka thënë Hamza.

“Prandaj, partia e parë e ka të drejtën, por e drejta vjen edhe me përgjegjësi. Nuk ka: ‘kam veç të drejtë’ – ke edhe përgjegjësi. Nëse e ke të drejtën ti me propozu kandidatin për kryetar të Kuvendit apo kandidaten, atëherë ke edhe përgjegjësi me ia ba votat. Është absurd kjo lojë e fjalëve dhe është shumë e ulët me thënë ‘i kemi votat për qeveri, por s’i kemi votat për kryetar të Kuvendit’. Kjo është tallje,” ka thënë Hamza.

Tutja e ka bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje së ashku me partnerët e saj Alternativën dhe Guxo për vonesën katër mujore të mos krijimit të institucioneve të Kosovës.

”Vendi është duke pësuar çdo ditë dëme në sfera të ndryshme; edhe në aspektin diplomatik, edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik edhe të standardit të jetesës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit