Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një interviste në Rubikon në Klan Kosova ka folur edhe për energjinë elektrike.
Hamza ka thënë se Kosova ka mungesë të kapaciteteve gjeneruese për shkak të termocentraleve të vjetra.
“Energjia është një top prioritet për Kosovën. Kapacitetet ekzistuese gjeneruese të energjisë në Kosovë janë të stërvjetëruara dhe janë të pamjaftueshme për me e plotësu konsumin me energji. Kosovën A e kemi të viteve 60-ta, ndërsa Kosovën B të viteve të 80-ta dhe janë të pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat. Jemi vonuar si shtet për ndërtimin e termocentraleve të reja energjetike. Kemi refuzuar projektet mbi bazën e thëngjillit, kemi refuzuar fatkeqësisht projektin për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese me gaz”, tha kandidati i PDK-së.
Hamza ka thënë se Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike.