7.7 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Hamza: Jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, nëse dështon 

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë në rast se dështon ta bëjë një gjë të tillë Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Hamza ka kërkuar që partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të provoj në kohë dhe pa vonesa formimin e institucioneve.

“Procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikim është stërzgjatë pa nevojë që deri në një masë e ka zbeh edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve. Kjo është për t’u shqetësuar dhe për t’u adresuar që të mos përsëritet në të ardhme. Unë besoj që duke respektuar Kushtetutën partia e parë do të provoj në kohë dhe pa vonesa formimin e institucioneve. Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetutës unë jam i gatshëm si kandidat i PDK-së të marr përgjegjësi për formimin e qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, me partitë që kemi”, u shpreh Hamza

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit