10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Hamza: Iniciativa Qytetare “Demokracia” i bashkohet PDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, i është bashkuar zyrtarisht PDK-së. Hamza e ka konsideruar këtë bashkim si një hap të rëndësishëm në fuqizimin e vlerave demokratike dhe rritjen e angazhimit qytetar, raporton Scanner.

“Sot, Partisë Demokratike të Kosovës zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare ‘Demokracia’. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike”, u shpreh Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja do të vazhdojë rrugëtimin me përkushtim dhe bashkëpunim, duke theksuar synimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë.

 

Të ngjashme

Të fundit