Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se do të jepte dorëheqje nëse nuk do t’i rrisë pagat deri në fund të vitit 2025, por të del i pari si kryeministër, në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk do t’i rriste pagat e qytetarëve me 50 për qind sa është duke premtuar në fushatë.
“Jam dorëheqje më 31 dhjetor nëse nuk i rrisë pagat deri në fund të vitit, nuk e pres 1 janarin e 2026-së hiç”, ka thënë Hamza.