Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, është pyetur në Pressing në lidhje me vijat e kuqe ndaj bashkëpunimeve të mundshme paszgjedhore.
Hamza mbajti një qëndrim intersant, duke vlerësuar se nuk ka vija të kuqe.
Tutje, Hamza e theksoi se për shkak të bindjeve të tija konceptuale, “është shumë më e lehtë me i harmonizu programet” me partitë e djathta.
“Vija të kuqe nuk kam qitë as në atë kohën kur ka qenë trend dhe modë. U çojshin nëpër studio qitshin vija të kuqe, e pastaj as që u skuqshin vet pak pse i kanë qitë vijat e kuqe, s’iu qëndruan vijat e kuqe…Jemi parti politike të gjitha në Kosovë dhe votohen prej qytetarëve të Kosovës, por për shkak të bindjeve të mia konceptuale, duhet me pritë rezultatin e 9 shkurtit. Nuk mundemi në këtë moment me saktësi me fol, kemi ne nga një vlerësim, e shohim trendin, por deri më 9 shkurt është bukur vështirë me fol me goxha siguri dhe precizitet se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme…E kam thënë e po e përsëris se për shkak të bindjeve të mia, koncepteve të mia politike, është shumë më lehtë me i harmonizu programe që janë parti më të djathta, sepse kemi ngjashmëri në programe, por edhe dallime. Kjo do të ishte më funskionale dhe më e dobishme për të ardhmen e vendit” – tha ai.