Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në “Pressing të T7”.
Entuziazëm që s’ka ekzistu në fushatat e kaluara, tha Bedri Hamza, referuar tubimeve zgjedhore të mbajtura anekënd Kosovës.
“Ne programin e kemi, që i adreson preokupumiet e qytetarëve të Kosovës…tash vërehet një entuziazëm i madh, masovitet e energji pozitive, që nuk ka ekzistu fushtave të fundit. Unë jam prej themelimit të PDK-së, dhe tash ka entuziazëm të madh”, tha Hamza.
“Është krejt e pritshme që në Prishtinë të mbushen sallat…por po mbushen në Istog, Kaçanik, Shtime…Është një masovitet jashtëzakonisht i madh. Ka energji dhe vullnet, dhe jam i bindur që njerëzit kanë me dal me votu dhe me votu PDK-në”, shtoi ai.s
“Mendoj që fillimisht ne i kemi dëgjuar mirë nevojat e tyre, i kemi taku, kemi qneë shumë aktivë me strukturat…besoj që kandidatura e jem ka reflektu pozivisht në elektorat, por edhe lista është prit mirë. Jam i bindur që ky pozitivitet do të vazhdojë deri në fund, dhe në fund pres rezultat të mirë dhe jemi në garë për të dalë partia e parë”, tha Bedri Hamza.