3.9 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Hamza i bindur se qeverinë e ardhshme e bën ish-opozita

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh i bindur se kjo qeveri do të bëhet nga partitë ish-opozitare.

“Nëse më pyet cila është preference ime për qeverinë e ardhshme, unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them publikisht, preferenca ime është që ne të kemi qeveri, edhe unë besoj në këtë dhe bazuar në të gjitha rrethanat kjo do të ndodhë, që qeveria e ardhshme të jetë prej partive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Që i bie PDK, LDK, AAK edhe minoritetet e komuniteteve joshumicë, do të thotë komuniteteve tjera”.

“Sipas vlerësimit dhe sipas bindjeve të mia kjo do të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme, edhe për shkak të programeve tona, edhe për shkak të bindjeve tona, edhe për shkak se me disa parti kemi edhe dallime konceptuale, prandaj kjo është ajo çka unë pres që do të ndodhë”, tha Hamza./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit