Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se gjendja me zjarret që filloi nga kodra e Cërrnushës, e që krijoi shqetësim të banorëve të fshatrave Cerrnushë, Kçiq I madh dhe Kçiq i vogël, tashmë është stabile.
“Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë.
Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!” – ka thënë ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Një falënderim të madh për zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës.
Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll.
Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë.
Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!