Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar se bashku me familjen e tij.
Pas votimit, ai ka përgëzuar qytetarët për fushatë zgjedhore të qet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar të gjithë mitrovicasit të dalin në votim.
“Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Përgëzoj qytetarët për një proces të qetë e demokratik dhe për këtë fushatë të veçantë që po e jetojmë si qytet. Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë”, ka shkrua ai.






