5.9 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Hamza fton mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka ndarë edhe linkun ku diaspora mund të regjistrohet.

“Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, ka shkruar Hamza.

Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor, derisa mund të të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë

Të ngjashme

Të fundit