Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Hamza në urimin e tij ka shkruar se Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, shkruan Demokracia.com
Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin.
Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar.
Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja!