8.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Hamza falënderon votuesit e PDK: Besimi i qytetarëve na obligon për veprim më të fortë politik

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, pasi ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet e fundit.

Sipas tij, PDK ka marrë gjithsej 192,407 vota, duke u renditur forca e dytë politike në vend.
Hamza ka theksuar se ky rezultat merret me përgjegjësi të madhe, veçanërisht në një garë që ai e cilësoi si të vështirë dhe të pabarabartë.

“Ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson”, ka deklaruar ai.

Sipas Hamzës, ky besim e obligon PDK-në që të riorganizohet, të konsolidojë radhët dhe të intensifikojë veprimin politik në të gjitha nivelet.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë”, ka përfunduar Hamza.

“Faleminderit për besimin. Puna jonë vazhdon!”, ka qenë mesazhi i tij për qytetarët.

Postimi i plotë:

Faleminderit!

Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta.

Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.

Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.

Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.

PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.

Faleminderit për besimin!

Puna jonë vazhdon!

Të ngjashme

Të fundit