-4.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Hamza falënderon mërgatën në Austri: Mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili dje e anuloi pjesëmarrjen në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, sot duke e postuar një fotografi nga ky tubim që ishte mbajtur nga strukturat e PDK-së, e ka falënderuar secilin pjesëmarrës për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.

Hamza ka thënë se si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë.

“Bashkatdhetarët në Austri, secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit