Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim elektoral në Istog.
Ai ka thënë se edhe “Istogu ka vendosur, bashkë me ne, të ecë përpara”.
“Ky është bashkim i qytetarëve që besojnë në punë, në përgjegjësi dhe në të ardhmen. Kosova ka potencial, por duhet vetëm drejtim, normalitet dhe stabilitet.Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza në Facebook.






