Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku u pyet edhe për Ramiz Lladrovcin.
Ai para gazetarëve tha se Lladrovci ka deklaruar se është PDK, dhe se kjo parti është unike dhe e bashkuar, raporton Klankosova.tv.
“Edhe në të kaluarën kam deklaru se në Drenas, në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Në zgjedhje lokale gjithmonë ka pasë gara, por kur janë zgjedhjet qendrore, PDK do të jetë unike, e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt.
Sigurisht se do ta maksimalizojmë votën në Drenas, ku është një prej bastioneve tona.
Të gjitha këto tema diskutohen edhe në kryesi. E kam bë publike që jam taku me zotin Lladrovci. Ai vetë është deklaruar se ‘jam PDK’, prandaj pjesa dërrmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”, tha Hamza.






