10.7 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Hamza e demanton Kurtin: Unë i kam ulur tatimet dhe i kam rritur pagat, do ta bëj prapë pas 28 dhjetorit

- Advertisement -
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, i cili dje ka thënë se nuk mund të zvogëlohen tatimet dhe të rriten pagat.

Hamza ka bërë me dije se i pari i VV-së nuk është i kualifikuar për ekonomi dhe nuk kupton shumë në këtë

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hamza ka treguar Kurtit se sa ishte ministër i Financave i ka ulur tatimet dhe i ka rritur pagat.

Jam i sigurti se ai nuk është i kualifikuar në ekonomi. Nuk ka shkollim në ekonomi, nuk ka punuar në ekonomi. As në sektorin publik dhe as në sektorin privat nuk ka punuar në ekonomi dhe nuk e njeh atë fushë. Për më keq, e ka dëgjua dikën që nuk e di këtë punë. E pastë në qafë, ai që e ka mësua ashtu”, ka thënë Hamza duke treguar se si bëhet kjo punë.

 

 

Unë po i tregoj atij se le që bohet, le që është e mundshëm, por unë e kam bërë në të kaluarën. Më 1 janar të vitit 2009 kam qen në Ministrit të Financave. Në atë ministri kam shkuar me përvojë nga sektori privat, prej sektorit publik dhe e kom ditë se çka i nevojitet sektorit privat, cilat reforma për atë kohë. Njëra prej tyre ka qenë ulja e normës së tatimit në fitim të korporatave nga 20 në 10 për qind. Kjo ka ndodhur, ka ndodhur me ligj, i cili është në fuqi. Le të merr dhe ta shikon se para kësaj periudhe sa ka qenë norma e tatimit në fitim dhe le te shikon se a është zvogëluar norma e tatimit në fitim. Pra është zbritur për 50 për qind”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar edhe për zvogëlimin e normës së tatimit në fitim.

Dikush që i fiton prej aktivitetit në biznes te themi 500 mijë euro me u tatimu me 10 për qind, e dikush që e ka pasur pagën mbi 450 euro në atë kohë me tatimu me u tatimi 20 për qind. Është zvogëluar norma e tatimit në fitim të të ardhurave individuale dhe maksimalja ka ngel 10 për qind. Pra, ka ndodhur ulja e normave tatimore. Dhe kjo nuk ka reflektuar, sigurisht se ka ndikuar, por nuk ka reflektuar që brenda këtij viti me pas një rënie të të hyrave për buxhetin e Kosovës. Buxheti i Kosovës është rritur”, është shprehur ai.

Më pas, Hamza ka folur për rritjen e pagave që e kishte realizuar vite më parë.

Pjesa e pagave, në vitin 2011, janë vendime të qeverisë ku rriten paga për arsimtar për 50 për qind. Pastaj, janë rritu pagat edhe për shëndetësi, polici dhe sektorit tjerë. Kjo nuk ka qenë rritja e fundit brenda këtij mandati. Prapë, rritja e radhës diku për 25 për qind ka ndodhur në vitin 2014. Brenda një mandati qeverisës, kur e merr në kumulativ, ka pasur paga që janë rritur afërsisht deri në 100 për qind”, është shprehur ai.

I pari i PDK-së është zotuar se të njëjtën gjë do ta bëj prapë.

Ai ka thënë se pas 28 dhjetorit do të rrisë pagat prej 50 për qind.

Pra, këtë gjë e kom bë, e bëj prapë. Sigurt që bëj prapë. E di sa është kosto e kësaj pune. E di sa është ceku i pagave aktualisht, e di edhe sa do të bëhet. Unë po them se dikush që e ka pagën 800 euro sot, me mua kryeministër në muajt e parë të mandatit, do t`i ketë 1200 euro. Ai që e ka 900 le të llogaritë se e ka 1350 euro”, ka thënë Hamza.

Në këtë intervistë të gjatë Hamza ka edhe për shumë çështje tjera.

Ai është shprehur i bindur se pas 28 dhjetorit Kosova do të qeveriste nga një qeveri, e cila do të përbëhet nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë./Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit