Çka tha Hamza?
Shumica shqiptare i ktheu shpinën Vetëvendosjes…nuk ka koalicion me Vetëvendosjen…opozita si fituese mund ta bëjë qeverinë e ardhshme..
Kështu tha përmbledhtazi Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, në konferencën e parë për media ku doli vetë pas konkludimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Hamza foli për qeveri të opozitës “në kohën e duhur” ndërsa përjashtoi koalicion të mundshëm të Vetëvendosjes, të cilët s’arritën të marrin as shumicë parlamenater e as shumicë të votës shqiptare.
“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut. Nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot e debateve”, tha Bedri Hamza.
“Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin. Prandaj, ne e kemi detyrim dhe përgjegjësi që t’ju japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar”, tha Hamza.
Hamza duke lexuar votimet e djeshme tha se shumica e votuesve shqiptarë votuan që Albin Kurti të mos mund të vazhdojë të qeverisë dhe se “me vullnetin e tyre i besuan opozitës.
“Prandja në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare”.
“Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim”, tha ai.
“Ne do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica. Më e rëndësishmja, ne do të bashkojmë qytetarët dhe do të punojmë fort për të mbajtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën ma t’mirë!”, tha ai, shkruan Nacionale.
“Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëve shqiptarë duan qeveri të re.
Procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë t’i krijojë institucionet. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve, mund ta bëj qeverinë e re”, tha ai.
Çka tha Abdixhiku?
Edhe Abdixhiku sqaroi se gjithçka është e qartë, se i takon partisë së parë të provoj e para, formimin e qeverisë, duke shtuar se parimet e LDK-së mbeten po ato që i ka pasur gjatë fushatës. Pra, jo koalicion me VV-në.
Kandidati për kryeministër i LDK-së njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti pret që me votat e diasporës kjo parti të arrijë deri në 20% të votave.
“Sipas numërimëve të votave nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë, në proces
871e 478 qytetarë mijë qytetarë
LDK: 18.14%, 158 e 54 vota
VV: 39.88 %
PDK: 21.84 %
AAK/Nisma: 7.62 %
Dua të theksoj se votat e mërgatës nuk janë përfshirë. LDK pret që rreth 30 deri në 35 mijë vota t’i shtohen këtij rezultati dhe LDK të ketë rreth 190 mijë vota ose diku rreth 20% të votive.
Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë edhe për fushatën edhe për drejtimin e partisë dhe do ti jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve.
Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje të konsiderueshme ndonëse rezultati nuk është në përmasat që kemi pritë ne”, tha Abdixhiku në konferencë për media.
Lidhur me problemin e shkaktuar në KQZ, ku të dhënat nuk janë përditësuar që prej orësh, për shkak te s
“Nuk mund të paragjykoj asgjë. Besoj që Prokuroria është duke u marrë me këtë rast, sepse është rast i keqpërdorimit të rezultatit final në një ambient që do duhej të ishte i qetë.
Ndjej keqardhje të madhe që KQZ pas katër vite kohë, nuk arrijë të ketë të dhëna”, ka thënë ai.
Sa i përket formimit të qeverisë, i tha se ‘rregullat kushtetuese janë të qarta’.
“Rregullat kushtetuese janë të qarta. I pari është fitues i zgjedhjeve. Më lejoni të uroj të gjitha partitë politike për rezultatet e arritura. Sa i përket LDK-së, kemi rritje të theksuar, ndonëse jo të kënaqshme për ne.
Është pozicion që na jep prapë opozitar sipas të gjitha gjasave, por janë edhe rreth 75 mijë vota të mërgatës që e ndryshojnë këtë rezultar në përmasa të reja.
Sa i përket koalicioneve, ai tha se ‘parimet e LDK-së mbeten të njëjta’ dhe nëse ‘populli i Kosovës ka vendosur ta mbajë LDK-në në opozitë, kjo parti do të mbetet në opozitë’, tha Abdixhiku.
Ai tha se ky rezultat nuk është as dështim dhe as nuk ‘do të jap dorëheqje’.
“E marr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat, unë Lumir Abdixhiku.
Unë nuk dua patjetër të jem kryeministër i vendit, nëse populli nuk më pa si të tillë këtë radhë”, tha ai.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj menjëherë mbrëmë ka thënë se s’bënë koalicion me Kurtin.