10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Hamza: Diasporën do ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për kryeministêr i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve me bashkatdhetarët, ka takuar diasporën në Koln të Gjermanisë, shkruan Scanner.

“Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar  Hamza, pas një tubimi madhështor.

Postimi i ploté:

Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira.

Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.

Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!

#MaMirë për Kosovën. #MaMirë për diasporën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit