Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka treguar se gjatë ditës së sotme ka dhuruar gjak.
Ai në postimin që ka bërë në Facebook ka thënë se shumë jetë varen nga dhurimi i gjakut.
“Sot dhurova gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Shumë jetë varen nga dhurimi vullnetar i gjakut dhe është përgjegjësi e jona që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë”, ka shkruar Hamza.