Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka premtuar bursa studentore për të rinjtë e Kosovës në vlerë prej 25 milionë euro.
Më tutje Hamza u shpreh se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët.
Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë. Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare”, ka shkruar Hamza.