6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, tha se për të janë të rëndësishme vetëm shqetësimet e qytetarëve dhe jo çfarë thonë kundërkandidatët e tij.

“Unë garoj dhe flas me qytetarët, merrem me preokupimet e qytetarëve të Kosovës dhe qysh ata me pas një lloj raporti kontraktual me mua për ato që ua premtoj atyre dhe unë me i zbatu ato që i premtoj atyre”, tha Hamza.

“Për mua brengë është standardi i jetesës, pensionet e vogla, gjendja në shëndetësi, infrastruktura rrugore, diplomacia… për mua nuk janë preokupim partitë politike në Kosovë. Është mirë që është demokraci, është mirë që ka shumë parti”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit