Sot është duke u mbajtur seanca solemne në Kuvendin e Kosovës me rastin e kremtimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me këtë, Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur një fjalë rasti.
Këtu, Hamza deklaroi se 17 shkurti është dita kur guximi i brezave të shumtë dhe sakrifica e tyre u bë shpresë për secilin qytetar.
I pari i PDK’së tha edhe se, në orët më të errëta të Kosova, bota demokratike s’qëndroi e heshtur, dhe se ‘’jemi përjetësisht mirënjohës’’ ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘‘Me 17 shkurt, është dita dhe ora kur flamuri ynë u ngrit për herë të parë në këto institucione, dita kur guximi i brezave të tanë dhe sakrifica e tyre u bë shpresë për çdo qytetar. Kjo ditë nuk ishte rastësi.
Ishte kulmi i rezistencës. Kosova kaloi nga sakrifica në sovranitet. Kjo Republikë është fitore. Themelet e saj janë të skalitura me gjakun e dëshmorëve. Sot në këtë ditë, ne përulemi me mirënjohjeve, para familjeve të dëshmorëve, para luftëtarëve të lirisë, dhe para aleatëve. Në orët më të errëta të historisë sonë, bota demokratike nuk heshti. Jemi përjetësisht mirënjohëse SHBA’ve, faleminderit vendeve të BE’së, ushtarëve të KFOR’it që garantuar paqen dhe sigurinë në tokën tonë. Kosova nuk harron, dinë t’i nderon miqtë.
Shtetësia nuk është vetëm flamur dhe himn, është siguri dhe drejtësi. Është ruajtje e së vërtetës sonë historike. Sot festojmë por njëkohësisht edhe reflektojmë, sepse ndërkohë që ne ndërtojmë të ardhmen, pjesa më e lavdishme e historisë sonë, lufta çlirimtare është në bankën e të akuzuarve në Hagë. Ata kanë kontribut në shtet. Besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar’’, ka deklaruar ai.






