Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh me qytetarët e Gjakovës.
Ai ka thënë se së bashku me qytetarët e Gjakovës janë bashkuar për Kosovën.
“Bashkë Gjakovë, me ty dhe qytetarët e mrekullueshëm, veç përpara do të ecim. Jemi bashkuar për Kosovën. Bashkë. Përpara”, ka thënë Hamza.





