5.5 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe

- Advertisement -

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se forca politike që ai drejton nuk përjashton asnjë subjekt nga bashkëpunimi i mundshëm, duke nënvizuar se prioritet mbetet interesi i vendit. I pyetur rreth raportit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai theksoi se koncepti i “vijave të kuqe” është tejkaluar tashmë nga vetë zhvillimet politike të zgjedhjeve të fundit.

Hamza rikujtoi se raundi i balotazhit tregoi se marrëveshjet mes partive, pavarësisht deklarimeve të mëparshme, u ndërtuan sipas rrethanave dhe nevojave konkrete të komunave. Sipas tij, kjo duhet të shërbejë si shembull se politika duhet të fokusohet në vendimmarrje të përgjegjshme dhe në zgjidhje që i sjellin dobi qytetarëve.

“Unë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë edhe në këto zgjedhje në balotazh, edhe ata që kanë vënë vija të kuqe, të gjithëve u kanë rënë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj që ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në dobi të vendit”, ka thënë ai në “Pressing”.

Të ngjashme

Të fundit