19.7 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Hamiti: VV-ja po e nëpërkëmbin demokracinë dhe po e sfidojnë rendin kushtetues të Kosovës

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka adresuar kritikat të ashpra ndaj VV-së.

Ai ka thënë se VV-ja po e nëpërkëmb demokracinë dhe po e sfidon rendin kushtetues të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se partia e Albin Kurtit e ka shkelur Kushtetutën më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë.

“Po e mbajnë pushtetin, po e nëpërkëmbin demokracinë dhe po e sfidojnë rendin kushtetues të Kosovës. Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë. Prandaj, nuk ndiejnë kurrëfarë urgjence për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës tre muaj e e gjysmë mbas zgjedhjeve nacionale. Të kota janë thirrjet e qytetarëve dhe të miqve të Kosovës. Po bien në veshë të shurdhër të regjimit #KREJTdheDREJT. Kosova vazhdon të vuajë nën regjim të sanksioneve të BE-së në kohën e regjimit të ri në Kosovë! Po vuajnë qytetarët, por jo drejtuesit politikë të regjimit”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit