Hamiti: Vit i fituar për VV-në, i humbur për Kosovën

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit, ka komentuar draft-raportin e përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili vitin 2025 e vlerëson si vit të humbur për Kosovën.

Zyrtari i LDK-së ka vlerësuar se ky vit është i humbur për Kosovën, por i fituar për VV-në.

“Vit i fituar për VV-në, i humbur për Kosovën. Mbasi e bllokoi funksionimin e institucioneve gjatë gjithë vitit, mbas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025, VV-ja i fitoi zgjedhjet me 51% në dhjetor. Në vend se të ndëshkohej për paralizim të shtetit, u shpërblye elektoralisht. Ishte vit i humbur për Kosovën, por i fituar për VV-në e Albin Kurtit. Në humbje e sipër është edhe viti 2026, ngjashëm si i kaluari, për shkak se Albin Kurti nuk do të qeverisë me rregulla demokratike, por do të sundojë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit