Hamiti: Vetëvendosja u rrit duke mohuar figurat dhe proceset kyçe të Kosovës

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar se kanë ndërtuar rritjen elektorale dhe ardhjen në pushtet përmes, siç ka thënë ai, denigrimit të figurave dhe proceseve kyçe të shtetndërtimit të Kosovës.

Hamiti ka thënë se Vetëvendosje e ka sulmuar Presidentin historik Ibrahim Rugova duke e quajtur kolaboracionist, Hashim Thaçin tradhtar, si dhe ka kontestuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Ai ka kujtuar se kjo parti nuk kishte gjetur arsye për ta festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, por më pas ka ardhur në pushtet pikërisht në shtetin e pavarur që, sipas tij, nuk e ka dashur.

Të ngjashme

Të fundit