7.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Hamiti thotë se Qeveria dështoi në politikën e jashtme: Asnjë anëtarësim relevant ndërkombëtar, sanksione

- Advertisement -

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje ka ështuar në politikën e jashtme.

Ai përmes një postimi në Facbook, ka renditur sipas tij dështimet në politkën e jashtme, që përfshijnë edhe mungesën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, duke e përmendur edhe Këshillin e Evropës.

Hamiti ka përmendur edhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje në katër vitet e Qeverisë Kurti. Asnjë anëtarësim relevant ndërkombëtar. Kishim mundësi reale t’i bashkoheshim Këshillit të Evropës vitin e kaluar. Dështuam për fajin e Qeverisë. Kishte çakordim të plotë të akterëve të politikës së jashtme në atë kohë, në relacionet Presidencë – Qeveri, por edhe brenda kësaj të dytës. Kujto huqjet e Ministreshës së Jashtme, znj. Gërvalla –Schëarz, e cila letrën me të cilën zotohej në emër të Qeverisë se Kosova do ta zbatonte obligimin për Asociacionin e kishte dërguar në moment të fundit, në adresë të gabuar. Letra e ka humbur relevancën, tha ajo, mbasi dështoi vota për anëtarësim të Kosovës. Kosova është në sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023. Gati dy vjet po bëhen që kosovarët po i vuajnë pasojat e këtyre sanksioneve, duke përfshirë projekte të bllokuara në vlerë prej qindra miliona eurosh”, ka thënë ai.

Më pas Hamiti, tha se Kosova u përjashtua nga stërvitja ushtarake shumëkombëshe e NATO-s “Defender Europe 2023”.

Ai ka sshprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti e ministres së Jashtme Donika Gërvalla për deklaratat publike.

“Zv.kryeministresha dhe ministresha e jashtme e Kosovës, znj.  Gërvalla –Schëarz, e quante BE-në ‘tigër prej letre”. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, i quante ‘naive’ deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken. Le të kujtohet se kur e mori detyrën Qeveria e Albin Kurtit, në programin e Qeverisë (Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, 2021-2025, shih ff. 55-56), zotohej se si “me partnerët e saj amerikanë dhe evropianë, Republika e Kosovës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur njohjen e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”; “Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe”. Më tej, Qeveria thoshte: “Me opozitën do të bashkëbisedojmë rregullisht për të ndërtuar konsensus nacional në përgjithësi sa i përket politikës së jashtme, e në veçanti për raportin me Serbinë.” Edhe më tej, simbas saj”ka thënë ndër tjerash ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit