23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Hamiti: Qeveria Kurti po e konsumon shtetin, kjo është qeveri e skandaleve

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri po e konsumon shtetin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka se kjo është Qeveri e skandaleve, e injorancës dhe e papërgjegjshmërisë.

“Qeveri e skandaleve, e injorancës, e papërgjegjshmërisë. E shkelin Kushtetutën dhe hidhërohen pse u konstatohet shkelja – s’u vjen keq, aq më pak turp! E shpallin krye në vete të përkohshëm shtetin që e qeverisin. Nuk u vjen turp, por krenohen me këtë qëndrim skandaloz, të rrezikshëm për fatet e vendit. Shkelin fëmijë, shkelin ligje, bëjnë korrupsion edhe me rezerva ushqimore të shtetit. I fyejnë miqt e Kosovës, e përbuzin shtetin e Kosovës. U gëzohen votuesve analfabetë funksionalë. Me rezultatet gjithnjë e më të këqija në PISA do t’i kenë edhe më shumë pushtetarët aktualë të Kosovës, që i parapëlqejnë të tillët kundrejt njerëzve të dijshëm. Qeveria e Albin Kurtit po e konsumon shtetin, jo vetëm pushtetin. Deri kur? Derisa shumica e qytetarëve të mos i refuzojë fuqishëm, për të mirën e vet dhe të shtetit të vet”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit