24.8 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Hamiti: Politika e mbrapsht e Kurtit, një herë sanksione, tash BE po i thotë nuk ju takojmë në ndërtesë të Qeverisë

- Advertisement -

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, deklaron se “me politikën e tij të mbrapshtë, Albin Kurti i solli Kosovës masa ndëshkimore (sanksione) të ashpra të BE-së prej vitit 2023”.

Sipas tij “tash BE-ja po i thotë Kurtit nuk ju takojmë në ndërtesë të Qeverisë, sepse neni 71 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e ndalon ushtrimin e funksioneve ministrore dhe parlamentare njëkohësisht”.

“Këtë po e bëjnë lideri i VV-së Albin Kurti me të vetët: janë zgjedhur deputetë të Kuvendit dhe po i mbajnë postet qeveritare në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë.

Qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit