6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Hamiti për VV-në dhe AAK-në: Demarkacionin dhe asociacionin i kundërshtuan në opozitë, i pranuan në pushtet

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj për qasjen që kanë pasur kur ishin në opozitë në raport me zhvillimet në vendin tonë.

Hamiti ka shkruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, marrëveshjet që i kanë kundërshtuar në opozitë i kanë pranuar kur kanë ardhur në pushtet.

“I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet. Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Deri me tani vetëm LV-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë mbështetje planit evropian, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër këtij plani, duke thënë se kanë rezerva të mëdha, veçanërisht për piken 7 të planit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit