17.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Hamiti: Me Vetëvendosjen në krye të Qeverisë, Kosova po përjeton korrupsion masiv qeveritar

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se me Vetëvendosjen në pushtet, Kosova po përjeton korrupsion masiv qeveritar.

Ai ka bërë me dije se me këtë qeveri vendi ka stagnim ekonomik dhe është nën sanksione të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka numëruar te metat e Qeverisë Kurti.

“Me Vetëvendosjen në krye të Qeverisë, Kosova po përjeton korrupsion masiv qeveritar, stagnim ekonomik, sanksione të ashpra të BE-së (tash në vitin e tretë), krizë shoqërore dhe etike, shkelje rekorde të Kushtetutës, bllokadë të institucioneve kryesore të shtetit (Kuvend dhe Qeveri). Pushtetarët e VV-së e quajnë progres këtë gjendje paralize të plotë në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit