18 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Hamiti: Kuvendi i pakonstituuar nuk mund ta zgjedhë Qeverinë e re

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se Kosova është në bllokadë institucionale prej pranverës.

Ai ka bërë me dije Kuvendi i pakonstituuar nuk mund ta zgjedhë Qeverinë e re.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se nuk ka kuvend të konstituuar pa zgjedhën e të gjithë nënkryetarëve.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është konstituuar plotësisht, sepse nuk ka përfunduar ende procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Kuvendi i pakonstituuar nuk mund ta zgjedhë Qeverinë e re. Kosova është në bllokadë institucionale prej pranvere. Nuk ka aktualisht funksionim kushtetues të institucioneve, që duhet ta garantojë Presidentja e Kosovës. [Shih nenin relevant të Kushtetutës së Republikës së Kosovës]: Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] Presidenti i Republikës së Kosovës: (1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë; (14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit