24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Hamiti: Kurti ka dështuar, Asociacioni dëm vështirë i riparueshëm

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më të keqen që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Hamiti ka thënë se Kosova sot qëndron më keq se paraprakisht në shumë rrafshe, duke nisur nga ai ndërkombëtar, kombëtar e ekonomik.

Duke qenë se sipas tij kryeministri, Albin Kurti ka dështuar, ai duhet të jap dorëheqje.

“Kjo qeveri është mirë të shkoj nga detyra sepse ka punuar keq. Është qeveria më e dështuar më e keqe që ka pasur Kosova në këto vite të qeverisjes demokratike në Kosovë. Sot jemi më keq në rrafsh ndërkombëtar, kombëtar, ekonomik, arsim, për lirinë e medieve e çdo fushë tjetër. Ky kryeministër ka dështuar, kur dështon një njeri, duhet të ndërgjegjësohet dhe të jap dorëheqje dhe pastaj i bëjmë zgjedhjet pse jo”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Më tej, anëtari i LDK-së, beson që kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, prej kur do të nis punën për të riparuar dëmet e kësaj qeverie.

Por ai thekson se dëm vështirë i riparueshëm do të jetë Marrëveshja për Asociacionin.

“Besoj që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Do t’i riparojë së pari dëmet që mund të riparohen. Ka edhe dëme që është vështirë të riparohen, për shembull pranimi i Asociacionit që ka bërë kjo qeveri, që shkon përtej Asociacionit është Zajednicë plus edhe plus. Do të jetë shumë e vështirë të rinegociohet”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit