21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Hamiti: Kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është tallur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili sot ka thënë se BE-ja s’po di si t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës mund të mos largohet derisa Qeveria Kurti është në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme, të papërgjegjshme të Kosovës.

Kur BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës qeveritarët tanë e minimizonin këtë punë. Janë masa të përkohshme, të kthyeshme, thoshin, duke përdorur argumentin e BE-së, që zv.kryeministresha Gërvalla-Schëarz e quante ‘tigër prej letre’. Tash po e akuzojnë ‘tigrin prej letre’ që s’po di si t’i heqë sanksionet. Siç ka ditur t’i vendosë, do të dijë t’i heqë. Por, me gjasë, jo për sa kohë që e kemi këtë Qeveri diletantësh. Në ndërkohë, pyetja që qytetarët e Kosovës duhet t’ia bëjnë Qeverisë së vet është: të përkohshme sanksionet po, por deri kur? Kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme, të papërgjegjshme të Kosovës. Kemi Qeveri të sanksionuar, por krenare!”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit