18.8 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Hamiti: Kosova është në gjendje paralize, drejtuesit e saj po sillen sikur është normale

- Advertisement -

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se vendi është në gjendje paralize dhe se drejtuesit e Kosovës po sillen sikur kjo është gjendje e re normale.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të pritet nga Lëvizja Vetëvendosje që ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Hynë në zgjedhje dhe dolën prej zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit pa program VV-ja dhe satelitët e saj. Dolën të parët, i morën 42% të votave, me fushatë denigrimi të partive rivale. Kaq u mjaftoi në sytë e përkrahësve të vet. Me këtë rezultat që, për cilindo formacion tejtër politik të përgjegjshëm, do të ishte i shkëlqyeshëm, këta s’po ia dalin (apo s’po duan) as ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e dështuar për kryetare të Kuvendit rrafsh 33 herë deri sot duket se e ka qëllim moskonstituimin. Po qeverisin, më saktë po sundojnë në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik. E kanë zaptuar pushtetin. Po e përbuzin shtetin e Kosovës. Refuzimi qytetar i përbuzësve të shtetit është parakusht për dalje prej paralizës së përgjithshme që e ka kapluar Kosovën”, ka shkruar ai

Të ngjashme

Të fundit