Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Albin Kurtit dhe VV-së.
Ai ka thënë se Kosova nën sanksione po quhet storie suksesi. Ai këtë e quajti propagandë.
Postimi:
KOSOVA NËN REGJIM SANKSIONESH
QENKA “STORIE SUKSESI”
Kosova e sanksionuar prej BE-së për fajin e tij nga mesi i vitit 2023 – me 600-700 milionë euro më pak për projekte jetike për vendin – është storie suksesi, po i besove propagandës së Albin Kurtit me shokë, që flet për suksese kur dështimet janë kolosale.
Deputeti Albin Kurti po sundon kundërligjshëm prej pranverës. Edhe deputet edhe kryeministër! E ka bllokuar funksionimin kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë, pothuaj gjatë gjithë vitit sivjet. 2025-shi është vit i humbur për Kosovën!
Suksesi i Kurtit dhe i VV-së së tij me qëndrue ende në pushtet është fatkeqësia e Kosovës. Fituesi i vogël është pushteti i Kurtit, humbësja e madhe është Kosova