Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, shkroi në një reagim që Vetëvendosja përveç që s’i ka numrat për qeveri, nuk ka as program qeverisës.
“A i keni numrat po e pyesin VV-në? Protagonistë të saj herë po thonë po, herë jo. A keni program? Këtë pyetje s’po ua shtron kush këtyre që po thonë se do ta bëjnë Qeverinë”, shkroi ai.