12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Hamiti i LDK-së: 28 muaj që kur Kosova është nën sanksione të BE-së – vazhdojnë për sa të jetë Kurti në Qeveri

- Advertisement -

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sot mbushën 28 muaj që kur Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se për sa kohë që Albin Kurti është në krye të Qeverisë, sanksionet do të vazhdojnë.

Tutje, ka thënë se 600-700 milionë euro i humbin Kosovës nga fondet e BE-së.

“Për shkak të politikave të mbrapshta të Qeverisë Kurti, Komisioni Evropian i vendosi Kosovës sanksione të ashpra më 28 qershor 2023. Sot, më 28 tetor 2025, u mbushën plot 28 muaj prej kur jemi nën regjim sanksionesh të BE-së. Dy vjet e katër muaj. Rekord i palavdishëm. Për sa kohë të qëndrojë Kurti në krye të Qeverisë, sanksionet do të vazhdojnë. Nja 600-700 milionë euro nga fondet e BE-së i kemi humbur deri tani”.

“Pasojat e sanksioneve nuk po i vuajnë Albin Kurti dhe shokët e tij në VV, pushtetarët, por qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie partiake. Udhëheqësit e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë bërë thirrje të herëpashershme për heqjen e tyre. Kaq kanë mundur të bëjnë, jo më shumë. Pa efekt thirrjet e tyre”, ka thënë Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit