-9.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Hamiti: Gjykata Kushtetuese po atakohet nga politika, rrezik për demokracinë

- Advertisement -

Profesoresha universitare, Vjosa Hamiti, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës po atakohet nga politika në vend.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha se viti 2025 mund të konsiderohet si një vit maratonik i shkeljes së Kushtetutës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Viti 2025 mund të quhet vit maratonik i shkeljes së Kushtetutës nga deputetët e Republikës së Kosovës. Kjo filloi që në momentin kur u mblodhën deputetët dhe nisi procesi i zgjedhjes së kryetarit. Filluan bllokadat, të cilat më pas u shpallën edhe antikushtetuese. U tentua që votimi të kalohej nga i hapur në të mbyllur, çka përbën shkelje të Kushtetutës. Edhe zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb është shumë e rrezikshme në këtë kontekst”, tha Hamiti.

Ajo theksoi se, sipas saj, gjatë pesë viteve të fundit asnjë parti politike që ka qenë pjesë e shtetformimit nuk i ka kontestuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, siç u shpreh, situata ka ndryshuar me pushtetin aktual.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përkrahur dhe mirëpritur. Por prej se këta janë në pushtet, po ndodh e kundërta. Është e papranueshme që një Gjykatë Kushtetuese të atakohet nga politika. Kjo është rrezik për shoqërinë demokratike. I kemi ligjet dhe Kushtetutën,  nëse duhet të ndryshohen, duhet të punohet përmes procedurave, jo të sulmohet gjykata”, deklaroi Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit