Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se qëndrimet e deputetit Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja janë paradoksale.
Duke i referuar deklaratës së Kurtit, i cili thotë se i ka numrat për qeveri, Hamiti ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk është logjike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti dhe VV-ja që disa muaj nuk po arrijnë t`i bëjnë 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Numrat për Qeveri i ka, po thotë deputeti Albin Kurti. Kështu po thonë edhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë, po del se tre-katër muaj s’u mjaftojnë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, që mund ta bëjnë me 61+ vota, që po thonë se i kanë. Paradoksale është kjo!”, ka shkruar Hamiti.