-3.7 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se Qeveria Kurti e ka dëmtuar Republikën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se fitorja e partive tradicionale të Kosovës dhe humbja e VV-së në zgjedhjet e nesërme është mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka ftuar qytetarët që nesër të votojnë LDK-në dhe partitë tradicionale.

“Klika e Albin Kurtit, e VV-së dhe e partnerëve të saj, paraqet rrezik ekzistencial për shtetin tonë. Ka dhënë dëshmi të bollshme në këto pesë vjet: i ka varfëruar qytetarët, e ka izoluar vendin, i ka sjellë sanksione ndërkombëtare Kosovës. Fitorja e partive tradicionale të Kosovës në zgjedhjet nacionale nesër – humbja e Qeverisë që e katandisi vendin – do të thotë mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, të integrimeve euro-atlantike, prej të cilave na ka larguar kjo kastë pushtetore anti-demokratike. Prandaj, nesër, të votohet masivisht për Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera tradicionale shqiptare që e kanë bërë dhe e duan shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit